Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca janë përplasur ashpër me njëri – tjetrin në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Kryetarja e Komisionit nuk ishte dakord që komisioni të vazhdonte punën, pasi kishte nisur pa praninë e saj. Vokshi i kërkoi dëshmitarit të dilte jashtë deri në hapjen e Komisionit.
Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i Komisionit, Plarnet Ndreca.
Më pas debatet mes tyre kanë vazhduar me tone të larta, duke hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
“Kur do shkon në SPAK? Se ky komisioni nuk ti zgjidh hallet”, iu drejtua Albana Vokshi, Plarent Ndrecës.
Ky i fundit, iu përgjigj duke thënë: Nuk keni moral për të folur për SPAK apo për kushtetutë.
DEBATET ME TONE TE LARTA
Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.
Vokshi: Ti punon duke vjedhur?
Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.
Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund
Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard
Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama
Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në darën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri
Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.
Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?
Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari
Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyetje shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet