Bota Shqiperia

Hakerimi i e-maileve të SPAK, eksperti i IT: Kodet e prokurorëve nuk u thyen me aparat të posaçëm! S’kanë marrë dosje, por informacione

hakerimi i e maileve te spak eksperti i it kodet e prokuroreve nuk u thyen me aparat te posacem skane marre dosje por informacione













































Eksperti i IT, Besmir Semanaj, u shpreh se hakerimi i adresave të e-mail të 3 prokurorëve të SPAK, nuk është bërë me aparat specifik që përdoret në të tilla raste, por me hamendje.

senanj

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Semanaj tha se nuk bëhet fjalë për marrje të informacioneve nga dosjet, por nga e-mailet që kanë shkëmbyer prokurorët.

Sipas tij, dosjet nuk mbahen në email, por mund të ketë informacione për dosjet hetimore.

Semanaj tha se lajmi i mirë është fakti që IT e SPAK me anë të teknologjisë ka arritur të kapë tentativat e hakerimit dhe ka arrestuar brenda 24 orëve autorët e dyshuar.

Besmir Semanaj: Dalje në internet është përdorur nga hakerat në fjalë. nuk kemi të bëjmë me aparat për thyerje të pasëordeve por me hamendje. Nuk kanë përdorur pasuorde të forta, është hakërim banal.

Nuk ka patur hakërim në kompjuterat e SPAK. Nuk mbahen dosjet në email, mund të ketë informacione por jo dosje. IT e SPAK me anë të teknologjisë kanë arritur të kapin tentativat e logimit dhe kanë arrestuar në 24 orë autorët. hera e parë që kapen në këtë fraksion minutazhi. nuk ka qenë i drejtuar për 3 dosjet, tentativa ka qenë drejt një morie përdoruesish të prokurorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts