Hakmarrja e Icardit ndaj Wanda Narës, i bllokon të gjitha kartat e kreditit

hakmarrja e icardit ndaj wanda nares i bllokon te gjitha kartat e kreditit
hakmarrja e icardit ndaj wanda nares i bllokon te gjitha kartat e kreditit

Uanda Nara ka vendosur që të ndahet nga Mauro Ikardi, edhe pse divorci mes palëve nuk është bërë ende zyrtar. Por prezantuesja argjentinase nuk e ka menduar mirë situatën me sa duket, pasi futbollisti ka gjetur një mënyrë si të hakmerret për këtë vendim të saj.

Ndërsa Uanda Nara po kalon pushimet me fëmijët duke shëtitur botën, futbollisti milioner ka vendosur që t’i heqë asaj të drejtën për të përdorur paratë e tij. Sipas gazetares Majo Martino, Uanda Nara është befasuar kur ka mësuar se i janë bllokuar të gjitha kartat e kreditit.

Edhe avokatja e Uanda Narës, Ana Rosenfeld, e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Nuk është gënjeshtër, por e kundërta. Është realiteti, që mund të ndryshojë, pro është realiteti. Nuk e di se nga doli ky lajm, por është i vërtetë. Burrat e përdorin shpesh si armë për të ushtruar presion. Në çështje me të cilat kam punuar për 50 vite, gjëja e parë që bëjnë burrat është që bllokojnë kartat e kreditit dhe nuk paguajnë për rritjen e fëmijëve”, tha ajo.

Megjithatë, avokatja siguroi se vendimi i Ikardit ndikonte vetëm ato llogari bankare që ishin të përbashkëta, pasi Uanda Nara kishte të sajat personale që do të fillonte t’i shfrytëzonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →