Hakmarrja izraelite ndaj Iranit? Biden ia bën të qartë kryeministrit Netanyahu se Shtetet e Bashkuara…

hakmarrja izraelite ndaj iranit biden ia ben te qarte kryeministrit netanyahu se shtetet e bashkuara
hakmarrja izraelite ndaj iranit biden ia ben te qarte kryeministrit netanyahu se shtetet e bashkuara

SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit, ia ka bërë të qartë presidenti amerikan Joe Biden kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.

Komentet u transmetuan gjatë telefonatës që të dy liderët ndanë pas sulmeve hakmarrëse të Iranit kundër Izraelit.

“Izraeli duhet ta konsiderojë natën e shkuar një fitore sepse vlerësimi aktual i SHBA-së është se sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësinë ushtarake superiore të Izraelit”, i tha presidenti Biden kryeministrit Netanyahu në bisedën e tyre telefonike.

Vlerësimi i SHBA-së ishte se pothuajse të gjithë dronët dhe raketat – duke përfshirë më shumë se 100 raketa balistike të lëshuara nga Irani ishin rrëzuar në qiell. Asnjë raketë lundrimi nuk u godit, tha zyrtari, dhe asgjë me “vlerë” nuk u sulmua.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →