Hakmarrja ukrainase/ Alarmi për sulme në Rusi, evakuohet një distrikt i rajonit të Belgorodit

hakmarrja ukrainase alarmi per sulme ne rusi evakuohet nje distrikt i rajonit te belgorodit
hakmarrja ukrainase alarmi per sulme ne rusi evakuohet nje distrikt i rajonit te belgorodit

Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve të një distrikti të rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, për t’u përballur me ofensivën ukrainase në kontekstin e një inkursioni të armatosur në rajonin e afërt të Kurskut.

“Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne: ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky,” tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov në një video në Telegram.

“Për sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës sonë, ne kemi filluar të zhvendosim” banorët e këtij rrethi, tha ai. Sakaq, gjatë natës u ngritën paralajmërime për sulm ajror në 4 rajone të Ukrainës. Moska thotë se ka rrëzuar 18 dronë të Kievit mbi tre rajone ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →