PRISHTINË – Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, ku tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punojnë për sigurinë rajonale.
Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se miku më i madh i Kosovës është ShBA. Sipas tij, Kurti duhet që t’i marrë seriozisht vërejtet e bëra nga partnerët tanë.
”Kosova e ka partnerin dhe mikun më të madh ShBA-në, por politikanët avanturier që nuk ndërtojnë strategji politike afatëgjate dhe të qartë, si duket kanë lënduar besimin dhe raportet e ndërtuara me mund e gjakë me ShBA. Kryeministri i Kosovës duhet t’i marrë shumë seriozisht vërejtjet e bëra nga partnerët tanë strategjik dhe të ndryshoj kursin politik në raport me dialogun dhe sigurinë rajonale”, tha Haliti.Deputeti thekson se duhet të jemi të shqetësuar nga deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë, ku shton se këto nuk janë deklarata të ndonjë analisti politik.
“Deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë e Presidentit të SHBA, nuk janë deklarata të ndonjë analisti politik të paguar për ta manipuluar elektoratin, por burojnë nga politika shtetërore, prandaj neve të gjithë duhet të jemi të shqetësuar lidhur me kursin politik të qeverisë së Kosovës e të eksponentëve të saj politik që herë pas here bëjnë veprime e deklarata të pa menduara mirë dhe në kundërshtim me atë që është strategji e ShBA e BE, lidhur me të ardhmen e Kosovës e rajonit tonë për integrim të përbashkët në BE”, u shpreh ai.Ai tutje thotë se këto vërejtje Kosovës po i bëhen për shkak të metave dhe gabimeve të papërgjegjshme të qeverisë dhe jo të opozitës.
“Kryeministri Kurti duhet ta kuptoj se nuk është në opozitë , por është nënpunësi i parë e kryesorë në shërbim të Shtetit të Kosovës, të qytetarëve të saj. Prandaj, edhe vërejtjet që i bëhen Kosovës i bëhen për shkak të të metave e gabimeve dhe veprimeve avanturiere e të papërgjegjëshme të qeverisë e jo të opozitës. Si duket gjenerata e politikanëve të rinjë kanë zgjedhur përplasjen e mosdëgjimin ndaj përendimit, politikë që i shkon për shtati armiqëve të Kosovës e më së shumti regjimit të Vuçiqit. Deklarimet për kushtetutëshmeri e barazi ndërnacionale duhet të jenë të qarta e të prekshme nga miqtë e armiqtë e Kosovës, vetëm atëherë do marrim mbështetjen e duhur për Kosovën, si në politikë, në zhvillim ekonomik dhe për integrim në institucione ndërkombëtare”, përfundoi Haliti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co