Zyra e mediave qeveritare e Hamasit i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të “mblidhet menjëherë” pas kërcënimeve nga Izraeli për një pushtim të mundshëm në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës, afër kufirit me Egjiptin.
“Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhet menjëherë dhe urgjentisht për të konfirmuar vendosmërinë e tij për të detyruar pushtimin ‘izraelit’ të ndalojë luftën gjenocidale që po kryen kundër palestinezëve në Gaza”, thuhet në deklaratë, duke paralajmëruar për një “katastrofë dhe masakër që mund të lërë dhjetëra mijëra martirë dhe të plagosur”.
Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara. Qyteti është qendra e fundit e madhe e popullsisë në Gaza që nuk është e pushtuar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të enjten se IDF do të “shkonte së shpejti në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit” dhe të nesërmen udhëzoi ushtrinë që të planifikonte “evakuimin e popullsisë” nga qyteti së bashku me humbjen e Hamasit, tha zyra e tij në një deklaratë. Ai shtoi se nuk ishte e mundur të eliminohej Hamasi dhe të liheshin “katër batalione të Hamasit në Rafah”.
Ahmed al-Sufi, kryebashkiaku i Rafahut, thaAl se “çdo veprim ushtarak në qytetin e mbushur me më shumë se 1.4 milionë palestinezë do të çojë në një masakër dhe një gjakderdhje”.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe çdo ndërgjegjeje të gjallë që të ndalojë gjenocidin kundër popullit palestinez”, tha al-Sufi.
Ai shtoi se qyteti po përballet me urinë për shkak të mungesës së furnizimeve dhe ndihma që hyn përmes kalimit Rafah është e mjaftueshme për vetëm 10 për qind të popullsisë së qytetit.
Pavarësisht vendimit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku sipas autoriteteve shëndetësore palestineze janë vrarë të paktën 28,064 palestinezë, duke përfshirë 12,000 fëmijë dhe 8,190 gra dhe 67,459 të plagosur që nga 7 tetori.
Ofensiva izraelite ka lënë 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co