Hamasi kundërshton vendosjen e forcave të huaja në Gaza

hamasi kundershton vendosjen e forcave te huaja ne gaza
hamasi kundershton vendosjen e forcave te huaja ne gaza

Hamasi thotë se kundërshton çdo deklaratë dhe qëndrim që mbështet planet për hyrjen e forcave të huaja në Rripin e Gazës me çfarëdo emri apo justifikimi.

Grupi thotë se administrimi i Rripit të Gazës është një çështje thjesht palestineze, raporton timesofisrael.

“Populli palestinez… nuk do të lejojë asnjë kujdestari apo imponim të ndonjë zgjidhjeje apo ekuacioni të jashtëm”, shton ai në një deklaratë.

Komiteti i Rezistencës Popullore (PRC), grup aleat me Hamasin, thotë se e konsideron çdo përpjekje për të vendosur forca ndërkombëtare ose të tjera në Gaza si “një agresion” dhe do ta trajtojë atë si forca okupuese.

SHBA ka biseduar me aleatët arabë për krijimin e një force paqeruajtëse të pasluftës në Gaza.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor të vitit të kaluar në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv.

Theksojmë se mbi 38 mijë palestinezë deri më tani kanë vdekur gjersa në radhët e izraelitët janë mbi 1200 persona që kanë ndërruar jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →