Hamasi ka njoftuar se lëshoi dy raketa ‘M90’ në Tel Aviv dhe periferitë e tij të martën. Pavarësisht shpërthimeve që u dëgjuan në qytetin e Izraelit qendror, media lokale nuk raportoi për viktima.
Sipas ushtrisë izraelite, militantët palestinezë hodhën dy raketa nga Rripi i Gazës, ku njëra u ul në det pranë Izraelit qendror dhe tjetra nuk arriti të ulej në territorin izraelit.
Sulmet me raketa palestineze janë rralluar në mënyrë të dukshme gjatë ofensivës dhjetë mujore të Izraelit në Gaza, e cila u nis në përgjigje të sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Sulmi i fundit me raketa në Tel Aviv ishte më 26 maj.
Militantët ende lëshojnë sulme sporadike me raketa pranë kufirit, por pothuajse të gjitha predhat kapen ose bien në hapësira të hapura pa shkaktuar viktima ose dëme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co