Normalisht që të gjithë lojtarët dhe trajneri i Kombëtares shqiptare e kanë ndjekur miqësoren që Italia zhvilloi mbrëmjen e së dielës me Bosnjën, teksa janë duke u përgatitur për ndeshjen kundër tyre në kampin bazë në Gjermani, aty ku kanë mbërritur që ditën e shtunë, madje kombëtarja e parë që ka shkelur në tokën gjermane, përveç organizatorëve.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë ndjekur nga televizori miqësoren e kundërshtarit të parë në Europian, por dikush nga stafi teknik ka “spiunuar” nga afër Italinë. Ishte Hamdi Salihi ai që kishte udhëtuar drejt Empolit, aty ku u luajt edhe ndeshja Itali-Bosnjë, e fituar minimalisht nga vendësit.
Ish-sulmuesi u shfaq në stadium për të ndjekur nga afër dhe për të mësuar ato detajet që stafit teknik të Kombëtares shqiptare i nevojiten për të qenë të përgatitur në çdo aspekt sa i përket përballjes së 15 qershorit. Në atë ndeshje, Spaleti bëri disa lëvizje nga ndeshja e parë miqësore me Turqinë, lëvizje këto që janë studiuar nga afër prej Salihit.
Shqipëria do të luajë duelin e pestë në histori me Italinë, pasi në katër takimet e para, kanë qenë blutë ata që kanë triumfuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co