Hap siparin Lin festival, Prefekti Jole: Promovim për atraksionet e qarkut duke evidentuar vlerat e pasura etno-kulturore

hap siparin lin festival prefekti jole promovim per atraksionet e qarkut duke evidentuar vlerat e pasura etno kulturore
hap siparin lin festival prefekti jole promovim per atraksionet e qarkut duke evidentuar vlerat e pasura etno kulturore

Filloi edicioni i dytë Lin Festival një nga festivale e veçanta që organizohen në juglindje të vendit me qëllim evidentimin e vlerave etno-kulturore të zonës dhe prezantimin e tyre para turistëve shqiptarë dhe të huaj.

Për të dytin vit radhazi organizatorët kanë menduar që vendi ku zhvillohet festivali të jetë mozaiku paleokristian i cili daton në shekullin V-VI të erës sonë dhe dëshmon për gjurmë të jetës ilire që i përkasin epokës së hekurit deri në Mesjetën e hershme. Duke qënë se në edicionin e parë ky festival u prit mirë nga publiku artdashës, organizatorët do ta sjellin për 3 netë mr radhë.

Turizmi në rajonin e Korçës këtë vit ka patur një trend akoma më pozitiv krahasuar me sezonin e vjetshëm dhe sipas prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole janë të tilla aktivitete që promovojnë atraksionet e qarkut duke evidentuar vlerat e pasura etno-kulturore.

Lin Festival në këto 3 net, përmes artistëve nga trevat shqiptare do të përcjellë për publikun muzikë të përzgjedhur duke e ndërthurur edhe me elemente nga historia, kultura dhe tradita e bukur.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →