Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme drejt skuadrës nga i skualifikuari Simone Inzaghi në fund të pjesës së parë të Roma-Inter. Në fillim, nisur edhe nga sqarimi i menjëhershëm i zëvendësteknikut Farris, prokurori Giuseppe Chinè kishte menduar të mos procedonte.
Megjithatë, raportimet e shumta në shtyp (që sistemi i drejtësisë sportive i mban parasysh si pikënisje për nisjen e një hetimi) e shtynë atë të hetojë më tej.
Në dritën e asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në “Olimpico”, me deklaratat e Bastonit për telefonatën e trajnerit të pezulluar dhe mohimin e Farris, i cili nënvizoi se ishte stafi teknik ai që veproi si ndërmjetës midis Inzaghit dhe lojtarëve, është shtysa drejt këtij hetimi.
Në fakt, do të jetë e vështirë të sigurohet prova për telefonatën e ndaluar. Megjithatë, sot Chinè do të dëgjojë personat e përfshirë, nga Bastoni tek Inzaghi, në kërkim të konfirmimeve të mundshme dhe elementëve të rinj provues.
Është konfirmuar hapja e hetimit edhe për “gishtin e mesit” të Acerbit drejtuar tifozëve verdhekuq në tribunë. Sot duhet të dëgjohet edhe mbrojtësi i zikaltërve për veprimin e tij të ndaluar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co