Bota

Hapen kutitë e para të Himarës! Nisin ethet e garës së votave mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë

hapen kutite e para te himares nisin ethet e gares se votave mes vangjel tavos dhe petro gjikurise





































Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr.88 në Bashkinë e Himarës ka nisur numërimin e katër kutive ta para të votave për garën elektorale, mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjikurisë, së koalicionit të opozitës.

procesi i numerimit ne himare1

KZAZ-ja ka angazhuar katër tryeza numërimi votash, ndërsa po numerohen 4 kutitë e para të Himarës, ndërkohë që në total pritet të numërohen rreth 8 mijë vota, nga 23 mijë qytetarë me të drejtë votë në Himarë.

Më herët KQZ ka trajnuar grupet e numërimit të votave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

U trajnuan 8 grupe numërimi, nga të cilat 4 GNV janë grupet e para të numërimit dhe 4 grupet e dyta të numërimit.

Në Vendin e Numërimit të Votave do të jenë të vendosura 4 tavolina numërimi, në të cilat janë instaluar kamerat monitoruese/regjistruese të fletëve të votimit gjatë procesit të vlerësimit të votave”, thekson KQZ.

procesi i numerimit ne himare

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts