Hapi llogari false në rrjetet sociale dhe i dëmtoi imazhin të resë, procedohet 30-vjeçari

hapi llogari false ne rrjetet sociale dhe i demtoi imazhin te rese procedohet 30 vjecari
hapi llogari false ne rrjetet sociale dhe i demtoi imazhin te rese procedohet 30 vjecari

Një 30-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar penalisht.

Policia njofton se ai ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje.

Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. N., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →