TIRANE
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar pas hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë. Me anë të një postimi në “facebook” Basha shprehet se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve.
Ai shton se sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Postimi i plote
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve.
Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra të reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.
Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co