Klevis Balliu ka komentuar fushatën zyrtare të PS-së, duke thënë se “ me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionit të qeverisë, Edi Rama u përpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij”.
Balliu ndër të tjera tha se vetëm një “një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal.”
“Voto numrin 1 në 11 Maj”, bëri thirrje ai.
Postimi i Balliut:
Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!
Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.
Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.
Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.
Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.
Voto numrin 1️ në 11 Maj!
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co