Ndërsa Konventa Kombëtare Demokratike ka demonstruar optimizmin për kandidaturën e zv.Presidentes Kamala Harris, kundërshtari i saj Donald Trump ka kaluar në heshtje një javë të mrekullueshme.
Hyrja e Harris në garën e 2024-ës pasi presidenti Joe Biden u tërhoq, ka energjizuar demokratët. Ajo pa një rritje të sondazheve, ndërsa fushata e saj thuhet se ka mbledhur 500 milionë dollarë nga momenti kur ajo iu bashkua garës. Në ditën e katërt dhe të fundit të kongresit të enjten, ajo pranoi emërimin e partisë së saj.
Trump, kandidati republikan, duket se ka luftuar për t’u përshtatur me Harris, ndërsa kishte reaguar ashpër në fillim të këtij muaji pasi ai vuri në pikëpyetje identitetin racor të zëvendëspresidentes.
Por pavarësisht optimizmit të shfaqur në Konventën e Demokratëve, Donald Trump po kalon në heshtje një javë të mrekullueshme.
Një numër i kompanive kryesore të basteve e kuotonin Trump si fitues të zgjedhjeve, ndërsa tre ditë më parë Harrisi shfaqej si e preferuara.
Dhe një sondazh në ato që njihen si shtetet e fushëbetejës zbuloi se Trump kryesonte ngushtë garën në Pensilvani dhe Arizona, ishte pothuajse barazim me Harris në Michigan, Karolinën e Veriut dhe Wisconsin. Tre sondazhe të tjera treguan se Harris ishte pas Trump në Pensilvani.
Ndërkohë bashkëshortja e kandidatit të pavarur Kennedy, Nicole Shanahan, diskutoi mundësinë që ai mund të “tërhiqej menjëherë dhe të bashkonte forcat” me Trump për të parandaluar që Harris të fitonte në nëntor.
Dalja e Kennedy nga gara do të ishte një ndihmë më e madhe për Trump sesa Harris, kanë sugjeruar sondazhet.
Trump tha të martën se ishte i hapur t’i ofronte Kennedy një rol në administratën e tij nëse ai largohej nga gara.
“Më pëlqen shumë, e respektoj shumë”, tha Trump gjatë një interviste me Kristen Holmes të CNN.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co