Harris ngushton listën e emrave për zëvendësin e saj, cilët janë dy figurat mes të cilëve do zgjedhë kandidatja demokrate

harris ngushton listen e emrave per zevendesin e saj cilet jane dy figurat mes te cileve do zgjedhe kandidatja demokrate

Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris e ka ngushtuar në dy emra listën se kë të zgjedhë për të garuar në pozitën e nënpresidentit, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Harris do të zgjedhë në mes të guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro apo atij të Minesotas, Tim Walz.

Josh Shapiro 2024 07 30 768x512
Josh Shapiro 2024 07 30 768×512
01nat Walz Guns Swap Wpfl Articlelarge
01nat Walz Guns Swap Wpfl Articlelarge

Harris, nënpresidente e Shteteve të Bashkuara, pritet të bëjë të ditur emrin të martën, para se të bëjë daljen e parë publike me kandidatin për nënpresident, në një organizim të Universitetit Temple në Filadelfia.

Ai organizim do të shënojë nisjen e një turneu pesëditor në shtatë shtete të ndryshme amerikane, me qëllim të rritjes së mbështetjes para zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhja e kandidatit për biletë presidenciale është ndër vendimet më të rëndësishme në karrierën politike të Harrisit, teksa ajo tenton të mposhtë kandidatin e republikanëve, ish-presidentin, Donald Trump dhe senatorin amerikan, J.D. Vance, të përzgjedhur prej Trumpit si kandidat për nënpresident.

Shapiro, 51 vjeç, është yll në rritje në parti dhe ka mbështetje të konsiderueshme në Pensilvani, shtet kyç për fitoren e një kandidati në zgjedhje.

Nëse Harris e zgjedh atë, Shapiro do të mund të bëhet hebreu i parë si nënpresident amerikan, derisa Harris synon të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në pozitën e presidentes së SHBA-së.

Walz, 60-vjeçar, ish-anëtar i Gardës Ushtarake Kombëtare, dhe ish-mësues, e ka rritur secilën herë e më shumë emrin e tij në parti dhe së fundmi njihet për kritikat që ua ka bërë Trumpit dhe Vances.

Kandidatët do ta marrin vesh të hënën në mbrëmje apo të martën në mëngjes së kë e ka zgjedhur Harris.

Ajo i ka nisur kërkimet rreth kandidatit për nënpresident vetëm dy javë më parë, pasi presidenti aktual, Joe Biden është tërhequr nga gara dhe e ka mbështetur nënpresidenten për të vazhduar përpara./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →