Një mekanik është “gëlltitur” nga motori i një aeroplani pasagjerësh Boeing, ku si pasojë ka humbur jetën në aeroportin Chabah Konarak në jug të Irani.
Gjithçka ndodhi derisa po shkonte për të marrë një vegël pune pranë aeroplanit, transmeton Telegrafi.
Mekaniku Abolfazl Amiri po kryente punën e tij të mirëmbajtjes në aeroplanin Boeing 737-500 të aviokompanisë Varesh, kur u “gëlltit” nga motori.
Siç raporton Bild, motori i djathë ishte vënë në funksion për testim me kapakun e hapur. Pra, nuk ishin përdorur masat mbrojtëse siç kërkohet me protokoll gjatë riparimit.
Por kur Amiri e kuptoi se kishte harruar një vegël në motor, u kthye mbrapa dhe u “gëlltit” nga motori që më pas u përfshi nga zjarri.
Gjymtyrët e tij janë mbledhur pasi zjarrfikësit lokalizuan zjarrin me të mbërritur në vendin e ngjarjes. Autoritetet iraniane të aviacionit kanë urdhëruar fillimin e hetimeve për këtë incident
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co