Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me vizitën zyrtare të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Përmes një mesazhi në X, Hasani, theksoi se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet.
MESAZHI I HASANIT
Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur 🇺🇸Sekretarin e Shtetit Antony Blinken
@SecBlinken
në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co