Hasani takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare: Të shqyrtohet çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi

hasani takim me komisionerin e larte per pakicat kombetare te shqyrtohet ceshtja e pasivizimit te adresave te shqiptareve qe jetojne ne serbi
hasani takim me komisionerin e larte per pakicat kombetare te shqyrtohet ceshtja e pasivizimit te adresave te shqiptareve qe jetojne ne serbi

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani, me anë të një njoftimi në X, shprehet se ka takuar në Hagë Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov.

Hasani deklaron se në takim ka ngritur çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

📍Në Hagë, në takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov.

Diskutuam përparimin thelbësor të bërë nga Shqipëria, në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dëshmi e përkushtimit tonë për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë.

Në takim ngrita çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →