Teksa dy ngjarjet që çuan në gjak fisin Prroj dhe Qukaj, duket se kanë lidhje me një mur të vjetër që ndante dy familjet në fshatin Kir, apo në një vijë vaditëse, që u kthye në sebep për të ngritur pushkën ndaj njëri-tjetrit, duket se në vërtetë përplasja midis tyre mund të ketë një prapaskenë komplet tjetër.
Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 nga gazetarja Klodiana Lala zbulohet se vrasësit atë ditë, të ardhur nga fisi Prroj, nuk kanë pasur për qëllim të vrisnin Marijen 17 vjeçare, por xhaxhain e saj Lazër Qukaj, i cili në këtë kohë qëndronte i ngujuar në banesë.
[embedded content]
Sipas dëshmitarëve okularë atë 14 qershor kur ndodhi vrasja e dyfishtë, në arë krahas gjyshit dhe mbesës, ishin edhe 7 pjesëtarë të tjerë të familjes Qukaj, por mesa duket vrasësit kanë ngatërruar objektiv dhe e kanë vrarë gabimisht Marijen.
Edhe për fatin e saj të keq, atë ditë në arë, ajo mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe në kokë një kapele, çka i ka çuar vrasësit, që dolën nga një shkurre, në mendimin se kishin të bënin me Lazrin, por që në fakt doli se ky mendim rezultoi i gabuar. Kjo sepse në vend të kushëririt të saj, u vra ajo vetë dhe gjyshi i saj, 70 vjeçar.
Mediat e kohës
Dëshmitarët thonë se ekzekutimi i Marijes ishte më shumë një gabim, kjo pasi gjakësit e ngatërruan atë më djalin e shtëpisë së Qukajve. Ata thonë se ditën e ngjarjes Marije Qukaj kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe kishte vënë një kapele në kokë.
Pantallona që mendohet se ishin të ngjashme me ato të xhaxhait të saj, Lazrit, i cili ndodhej i ngujuar në shtëpi.
Arsyeja përse Lazër Qukaj ndodhej i ngujuar në banesë, kishte lidhje pikërisht me vrasjen e Ndoj Prroj, ku kishte marrë pjesë i afërmi i tij Gjoka, por pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi para syve të tij, asaj të mbesës Marijes dhe të xhaxhait Kolës, Lazër Qukaj vendosi ta thyejë ngujimin dhe të marrë hak.
Këtë herë duke i zënë prite Nik Prroj. Babait të dy vëllezërve Prroj të dyshuar si vrasës të familjarëve të tij, të cilin në bashkëpunim me kushëririn e tij e la të plagosur lehtë në shpatull pa mundur ta vrasë.
Lazër Qukaj, në atë kohë 27 vjeç, i cili u arrestua në vitin 2016, pasi ishte shpallur fajtor për një vrasje të kryer për gjakmarrje, atë të Nik Prroj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, kishte urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që e kishte dënuar me 21 vite burgim, Lazër Qukajn.
Kronika
Ngjarja daton më datë 9 prill të vitit 2014, kur Lazër Qukaj u arrestua së bashku me 29-vjeçarin Gjergj Qukaj, kjo pasi sipas uniformave blu, këta shtetas në këtë datë në vendin e quajtur ‘Ura Kasnecit’, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për gjakmarrje shtetasin Nik Prroj, 60 vjeç, i cili nga ky atentat mbeti i plagosur lehtë në shpatullën e majtë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co