Në sfidën e “shahut”, në duelin iberik në pankinë, Arteta-Luis Enrique, triumfues doli Arsenal, me “topçinjtë” që ishte me konkret në fushë, ku dy gola brenda pjesës së parë i dhuruar 3 pikët. PSG kishte kontrollin e topit, 62%, por Arsenal i ndëshkoi me dy zbritjet e para në sulm. Në minutën e 20-të, Trossard gjeti të vetëm në zonë Havertz, me sulmuesin gjerman që me kokë arriti te topi përpara Donnarumma duke kaluar Arsenal në avantazh. Në të 35-të, Saka, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, futi një kros të fortë i cili nuk gjeti asnjë devijim por përfundoi drejtpërdrejtë në portë duke sjell festë te tifozët londinez. PSG u përpoq të rikthehej në lojë, por të besuarit e Luis Enriques nuk ishin të saktë në pasin final duke goditur vetëm 2 herë kuadratin.
Suksesi i Arsenal përballë PSG mori faqet e para të mediave angleze ku dy protagonistët kryesorë ishin Havertz dhe Saka: “French Kiss”, shkruan Daily Mail. Mikel Arteta shijon këtë fitore përballë PSG, pasi kjo për teknikun spanjoll ishte një provë force:
“Po, jam i kënaqur, mbi të gjitha se si luajtëm në pjesë e parë, ishin të vendosur dhe treguam guxim, por duhet të ishim më konkret pasi kishim të paktën 3 raste për të shënuar golin e 3-të”, u shpreh Arteta.
Jo i qetë u shfaq Luis Enrique në konferencë për shtyp, ku fillimisht nuk pranoi të fliste për zgjedhjet e tij taktike, por më pas u tregua kavaljer duke uruar Arsenal për fitoren e merituar: “Nuk arritëm të ishim konkurrues, në nivelin e tyre. Arsenal ishte superior që nga minuta e parë, e merituan fitoren”, shtoi ndër të tjera Luis Enrique.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co