22:55 – 16.03.2024
Shpeshherë është aluduar nga banorët e shtëpisë se Heidi flirton me djemtë. Pas një klipi të transmetuar sonte, banorët kanë argumentuar mendimet e tyre.
Jetmiri: I kam bërë një pyetje Heidit nëse përdor inteligjencën racionale apo emocionale. Ajo më tha që përdor inteligjencën racionale dhe është e fortë. Aty mendova mos ndoshta ajo përdor këto situatë. Unë kam krijuar përshtypjen që Heidi di të luajë në Big Brother. E pyeta nëse është rastësi që i ndodhin të gjitha asaj, më tha që është vajza më me fat…
Ndërkohë, edhe Heidi ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur banorëve.
Heidi: Po çfarë kam bërë unë? Këtu po jetoj për qejf, nuk po bëj ndonjë skemë.
Egla: Vajzë e bukur, i afrohen meshkujt, çfarë problemi ka?
Ilnisa: Kam qenë gjithmonë shumë e dashur me Heidin. E kam dashur. Qëkur ka ardhur deri tani, unë mendoj që atë që la përgjysmë në Itali, po e përfundon këtu.
Romeo: Ti ke frikë nga ajo vajza!
Roza: Unë mendoj se të dy janë profesionistë të përdorimit. Të gjithë janë në mendim me mua. ‘Mbretëresha e errësirës’ paska të drejtë sërish…
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co