Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendimin për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në vendin e tij.
Ai u shpreh se Serbia është pajtuar që pagesat për serbët në Kosovë si pensione, paga apo asistenca sociale të bëhen përmes Asociacionit që do të krijohet dhe do të merren përmes bankave në Kosovë.
Thënë këtë, ai shpjegoi se zhvillimet e fundit nuk janë gjë tjetër veçse implementimi i marrëveshjes mes dy vendeve në Bruksel.
Megjithatë sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet ta paraqesë këtë si imponim të njëanshëm.
“Serbia është pajtuar që të gjitha pagesat që bëhen për serbët në Kosovë, qofshin pensione, paga, etj do të bëhen nga Asociacioni i komunave, që e ka pranuar edhe Kurti në Bruksel. Ata do të hapin llogaritë në një bankë në Kosovë dhe pagesat do të kalojnë përmes Asociacionit. Prandaj nuk ka asnjë zhvillim përveç se implementim i dakordësimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti po i paraqet si imponime të njëanshme këto implementime. Kurti ka thënë se ky është vendimi i një institucioni të pavarur të Kosovës, ndërsa më herët ka shtyrë zbatimin e këtij vendimi të Bankës Qendrore”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co