Shqiperia

Hetimet për 21 janarin/ Lubonja: Përgjegjësia është e përbashkët. Edhe opozita e kohës në aspektin moral…

hetimet per 21 janarin lubonja pergjegjesia eshte e perbashket edhe opozita e kohes ne aspektin moral
hetimet per 21 janarin lubonja pergjegjesia eshte e perbashket edhe opozita e kohes ne aspektin moral

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, u pyet për hetimet e SPAK për 21 janarin.

Lubonja theksoi se përgjegjësia për 21 janarin është e përbashkët. Ai tha se eksponentët e lartë të qeverisë së asaj kohe duhet të jepnin urdhër që të mos qëllohej mbi turmën. Po ashtu, Lubonja u shpreh se edhe opozita ka përgjegjësi morale për atë që ka ndodhur, pasi atë ditë pati edhe zjarre, një makinë tentoi të hynte në Kryeministri.

“Besoj se përgjegjësia për 21 janarin është e përbashkët, e Berishës dhe e Bashës. Duhet hetuar edhe pjesa që kush e përgatiti atë djegie që iu bë kryeministrisë. Të gjitha këto gjëra duhet të ishin hetuar, por asnjëra palë nuk ka dashur hetime. Ka përgjegjësi morale edhe opozita, por edhe Berisha, duhet të ishte dhënë urdhër që të mos shtihej mbi protestues, ka mënyra, ka plumba gome. Një lloj përgjegjësie është se ishte informacion se ishte një protestë jo e zakontë. Duhet të ishin marrë masa. Edhe SPAK e përdor 21 janarin për mendimin tim. Edi Rama bën shumë propagandë për të huajt. Ka një skenar për të paraqitur Shqipërinë sikur po ecën përpara, ndërsa krimi është sheshit”, tha Lubonja.

[embedded content]

Më tej, duke folur për krimet që kanë mbushur lajmet në këto kohë, deklaroi se ngjarjet kriminale ndodhin kryesisht për shkak se bandat duan të lajnë hesapet.

“Shumica e krimeve janë larje hesapesh të bandave, që bëjnë gjëra të ndryshme në vende europiane. Kur vijnë në Shqipëri me pushime, ndodhin krimet. Besoj se ndodhin këtu, sepse këtu është më e vështirë që të kapen, ndërsa jashtë hetimet bëhen më të thelluara dhe ekziston rreziku që të kapen. Problemi i madh është se janë shtuar njerëzit që merren me krime. Shqipëria kishte më shumë persona që merreshin me drogë sesa Brazili e Kolumbia, në një kohë kur këta shtete që përmenda kanë popullsi shumë të madhe. Shqetësues është fakti që këta persona mund t’i kesh kudo në jetën tonë. Është kriminalizuar së tepërmi shoqëria”, tha ai.

[embedded content]

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts