Hetimet për ‘Shëndetësinë’/ “Politikanët duan të sillen si prokurorë e gjyqtarë”, Petro Koçi: Askush nga këtu s’është perëndesha e ndershmërisë!

hetimet per shendetesine politikanet duan te sillen si prokurore e gjyqtare petro koci askush nga ketu seshte perendesha e ndershmerise
hetimet per shendetesine politikanet duan te sillen si prokurore e gjyqtare petro koci askush nga ketu seshte perendesha e ndershmerise

Deputeti socialist Petro Koçi nga komisioni hetimor parlamentar për Shëndetësinë nuk kurseu ironitë për kundërshtarët politikë.

Ai tha se politikanët duan të sillen si prokurorë dhe gjyqtarë. Mes të tjerash ai tha se askush nuk është perëndesha e ndershmërisë.

“Komisioni nuk ka komandat, apo komandante. Sipas nenit 10 të ligjit, kryetari dhe zv.drejtojnë veprimtarinë e tij në përputhje me këtë ligj. Ligji duhet lexuar në integral. A ka mundësi? (I kthehet Vokshit). Po lexoj atë që nuk lexuat ju. Ligji dëshmon atë që tregojnë procedurat parlamentare. Mbledhja nis me miratimin e rendit të ditës, dhe pikë që se luan topi. Nuk urdhërohet nga jashtë se si drejtohet komisioni. Këtu asnjë dhe asnjëri nuk është perëndesha e ndershmërisë. Ne jemi në politikë dhe ju e dini se çfarë mendon qytetarët për politikën.
Politikanët ndryshe nga perëndia politikanët janë si gjuajtjes të personave. Ky vend ka shumë gjëra për të rregulluar, ka edhe shumë të korruptuar. Në punën e komisionit mund të ketë edhe probleme me integritetin e personave, por që të jemi të suksesshëm duhet të ndjekim shembullin e atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë por nuk e shohin si hetim penal. E shoh pasionin e politikanëve që të sillen si prokurorë e gjyqtarë. Kjo na vë në konflikt interesi.”, tha Koçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →