Nënkryetari i komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, deputeti socialist, Plaurent Ndreca reagon pas dështimit të mbledhjes së seancës së radhës së komisionit, duke theksuar se për mbledhjen e sotme nuk kishte asnjë dakordësi nga komisioni.
Sipas tij, njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së procedurave.
“Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimmarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimmarrje apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja. Njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakortësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së procedurave që i ka kthyer në parti “vulëhumbur”, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë”, shkruan ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co