Deputeti i PD Ervin Salianji ka raportuar para Kuvendit për punimet e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, i cili u kryesua nga ai.
Salianji u shpreh se demokratët kërkuan në komision edhe dy muaj hetime shtesë për t’i shkuar deri në fund gjetjeve të komisionit, por u refuzua sipas tij nga socialistët pa justifikime të arsyeshme.
Ai shtoi se gjatë punimeve të komisionit pati pengesa të tjera, ndër të cilat përmendi refuzimin e Këshillit të Ministrave për të vënë në dispozicion informacionet e kërkuara.
Salianji nënvizoi se gjithashtu nga ana e socialistëve, u refuzua thirrja në komision e kryeministrit Edi Rama, si edhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi.
Sa i përket gjetjeve, Salianji zbuloi se nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.
Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.
Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dy punësuar në agjencinë e Kadastrës
“Kërkuam edhe dy muaj hetime shtesë për t’I shkuar në fund hetimeve të komisionit, por u refuzua nga PS pa justifikime të arsyeshme. Gjatë hetimit parlamentar Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara, anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin kryeministrin Rama për të dëshmuar, edhe pse emri i tij u përmend si person që kishte dijeni. Po ashtu refuzuan thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi duke përdorur forcën e kartonit.
Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme., Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës. Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit”, u shpreh Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co