Socialistët kanë vijuar të vetëm mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.
Sipas një njoftimi nga PS, mbledhja vijoi pasi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi mbylli mbledhjen pa vendim të ndërmjetëm.
“Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.
Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës”, thuhet në njoftimin e PS.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co