Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Romeo dhe Juli janë përfshirë sërish në një debat së fundmi dhe arsyeja ishte misioni sekret që i dha Vëllai i Madh Erjolës dhe Julit për të fshehur të gjitha cigaret elektronike brenda në shtëpi, pa u vënë re.
Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kush i ka fshehur cigaret, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to. Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin. Romeo u tregua mjaft i shkathët, pasi nga analiza që i bëri sjelles së banorëve, hamëndësoi që Juli dhe Erjola kanë fshehur cigaret dhe i ka qëndruar deri në fund mendimit të tij.
Ajo që tradhtoi Julin ishte mënyra si kishte zënë be gjatë ditës. Ai zakonisht betohet për familjen dhe këtë herë për Zotin. Kjo gjë e revoltoi më shumë Romeon, ku shprehet se në një natë të shenjtë siç është Natë Kadri ai gënjen.
Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.
Juli: Përdore, përdore.
Romeo: Më e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.
Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.
Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.
Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.
Romeo: Ik se nuk e shikoj dot me sy.
Erjola: Mjaft se ishte mision.
Edhe pse ky sherr vazhdoi gjatë, të gjithë banorët vendosën të agjërojnë. Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli i cili i përket një feje tjetër vendosi që të agjërojë për respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi e publikut.
BalkanWeb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co