Një histori si nëpër filma, me protagonist, Georges Ilenikhena. Sulmuesi i Monakos ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme, të kryer mbrëmë në Corbeil-Essonnes (Essonne), në lagjen Tarterets në Francë.
Sipas burimeve të policisë lokale, të cituara nga “Le Parisien”, 18-vjeçari po drejtonte automjetin e tij dhe ishte në shoqërinë e një miku të tij, kur u sulmua në rrugën Gustave-Eifel.
Të dy sapo kishin dalë nga një festë ditëlindjeje e organizuar në një vend aty pranë dhe panë një grup prej të paktën katër personash, të gjithë të mbuluar me kapuç dhe të armatosur me armë.
Kriminelët e urdhëruan lojtarin të dorëzonte këpucët e tij luksoze, iPhone-in dhe çelësat e makinës Volksëagen Golf-it të tij.
Nën kërcënimin e armëve, sulmuesi monegask u bind, por, ndërsa ata u larguan, kriminelët e përplasën menjëherë makinën e vjedhur dhe u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Vetëm një frikë e madhe për Ilenikhenën, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë për të kryer kontrollet e zakonshme. Futbollisti ka bërë kallëzim mëngjesin e sotëm në komisariatin e Corbeil, ndërsa autorët e vjedhjes janë ende në kërkim.
PANORAMASPORT.AL