Shqiperia

Historike/ Bashkia me shumicë arbëreshe në Itali lëshon certifikatën e parë të lindjes në gjuhën shqipe

historike bashkia me shumice arbereshe ne itali leshon certifikaten e pare te lindjes ne gjuhen shqipe
historike bashkia me shumice arbereshe ne itali leshon certifikaten e pare te lindjes ne gjuhen shqipe

Bashkia e Franscinetos në Itali, e cila ka popullsi shumicë arbëreshe ka lëshuar certifikatën e parë të lindjes në gjuhën shqipe. Akti është firmosur nga ana e kryebashkiakut Angelo Catapano.

Kështu ka bërë me dije drejtori i Bibliotekës Ndërkombëtare lokale “A. Bellusci”, Tommaso Bellusci. Akti administrativ është nxjerrë me rastin e prezantimit të librit Maria Markut, që u zhvillua më 30 mars të kaluar.

“Për administratën bashkiake, kjo është një ngjarje historike që përvijon një rrugë që duhet ndjekur tashmë në të gjitha komunitetet arbëreshe të Italisë.

Vazhdon aksioni ynë për mbrojtjen juridike të llojit “kolektiv” që nis nga Komunat në njohjen dhe kualifikimin e një pakice gjuhësore si të tillë.

Që nga momenti i marrjes së detyrës, veprimtarinë tonë administrative e kemi drejtuar në drejtim të mbrojtjes së traditave etno-kulturore dhe në veçanti të gjuhës, për t’ua përcjellë brezave të rinj. Po aq vepra letrare të botuara janë botuar edhe në gjuhën arbëreshe”, deklaroi kryebashkiaku Catapano.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts