Hitaj: Mendoni se do të detyroni Ramën të tërhiqet? Boçi: Detyra e opozitës të vendosë rregullat politike

hitaj mendoni se do te detyroni ramen te terhiqet boci detyra e opozites te vendose rregullat politike
hitaj mendoni se do te detyroni ramen te terhiqet boci detyra e opozites te vendose rregullat politike

Gazetari Arbër Hitaj, gjatë debatit në emisionin Open në News24 e konsideroi të drejtë thirrjen e protestave nga opozita, por shtroi pyetjen se si do të mundej ajo të detyronte Edi Ramën të dorëhiqej apo ti hapte rrugën një Qeverie teknike.

Hitaj pyeti zyrtarët e PD-së se çfarë prisnin ata nga protestat apo se çfarë do të sillnin ato, pasi protesta janë zhvilluar edhe më parë dhe nuk kanë dhënë rezultat. Ai tha se protesta nuk do të afrojë asgjë të re dhe nuk zgjidh gjë.

Luçiano Boçi tha se është detyrë e opozitës të vendosë rregullat politike, të cilat Edi Rama nuk i respekton.

“Kemi shembullin e Maqedonisë së Veriut ku ka një rregull që 3 muaj para zgjedhjeve formohet Qeveria teknike. Kjo mund të arrihet përmes dialogut dhe ndërhyrjes ndërkombëtare”, tha Boçi.

Ai paralajmëroi thirrjen e protestave edhe më të forta se ajo që do të mbahet më 11 korrik me arsyen e thjeshtë për të vendosur rregullat politike.

Por gazetari pyeti nëse ka diçka të re në lëvizjet politike të opozitës, pasi nuk shikon asgjë të re nga ato forma që janë përdorur edhe më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →