Hodhi gaz lotsjellës në parlament, gjykata jep vendimin për Konjufcën

hodhi gaz lotsjelles ne parlament gjykata jep vendimin per konjufcen
hodhi gaz lotsjelles ne parlament gjykata jep vendimin per konjufcen

PRISHTINË – Gjykata e Prishtinës ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësinë e deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Me hedhjen e gazit lotsjellës, sipas aktakuzës, është pamundësuar qëndrimi në sallë i deputetëve. Sipas gjykatëses Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në ngarkim “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, raportojnë mediet e Kosovës.

Gjykatësja tha se asnjëri nga dëshmitarët nuk e ka inkriminuar Konjufcën. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashkrimi, është refuzuar akuza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →