Hodhi nga makina pistoletën dhe…/ Refuzoi kontrollin policor dhe tentoi të arratisej, arrestohet në kufirin me Malin e Zi 72-vjeçari (EMRI)

hodhi nga makina pistoleten dhe refuzoi kontrollin policor dhe tentoi te arratisej arrestohet ne kufirin me malin e zi 72 vjecari emri
hodhi nga makina pistoleten dhe refuzoi kontrollin policor dhe tentoi te arratisej arrestohet ne kufirin me malin e zi 72 vjecari emri

Hani i Hotit

Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “COOPERATION”.

U largua me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi, bllokohet menjëherë nga Policia Kufitare shqiptare, në territorin e PKK Hani i Hotit.

72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

72-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal, për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej 17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë.

Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi Faruk Sekja., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →