Holanda akuzoi hakerat e mbështetur nga Kina për sulme kibernetike, përgjigjet Pekini: Nuk do të lejojmë askënd të kryejë aktivitete të paligjshme

holanda akuzoi hakerat e mbeshtetur nga kina per sulme kibernetike pergjigjet pekini nuk do te lejojme askend te kryeje aktivitete te paligjshme
holanda akuzoi hakerat e mbeshtetur nga kina per sulme kibernetike pergjigjet pekini nuk do te lejojme askend te kryeje aktivitete te paligjshme

Pekini nuk do të lejojë asnjë subjekt apo individ kinez që të kryejë aktivitete të paligjshme, si sulmet kibernetike, ose përdorimin e objekteve kineze për sulme të tilla, thuhet në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga ambasada kineze në Holandë.

Reagimi i ambasadës kineze vjen pas një raporti të agjencive holandeze të zbulimit që akuzonte spiunët kibernetikë të mbështetur nga shteti kinez për ndërhyrje në një rrjet ushtarak holandez vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që Holanda ka akuzuar Kinën për spiunazh kibernetik.

“Kina kundërshton çdo spekulim keqdashës dhe akuza të pabaza, dhe mbron përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur sigurinë kibernetike përmes dialogut dhe bashkëpunimit”, citohet të ketë thënë në deklaratë një zëdhënës i ambasadës.

Këto janë akuzat e fundit nga një vend që pretendon se Pekini u përpoq që të hakerojë të dhëna sensitive. Të hënën, Filipinet thanë se kishin penguar një sulm kibernetik nga hakerët kinezë.

Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Reuters, muajt e fundit qeveria amerikane nisi një operacion për të luftuar një sulm të gjerë hakerimi kinez që komprometoi mijëra pajisje të lidhura me internetin.

Grupi i hakerëve në qendër të aktiviteteve të fundit, “Volt Typhoon”, ka alarmuar veçanërisht zyrtarët e zbulimit të cilët thonë se sulmi kibernetik është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kompromentuar infrastrukturën kritike perëndimore, përfshirë portet detare, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe shërbimet komunale.

Zëdhënësi i ambasadës kineze në Holandë tha se, “Qeveria kineze në përputhje me ligjin gjithmonë i ka kundërshtuar dhe i ka goditur me vendosmëri të gjitha format e sulmeve kibernetike”./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →