Duket se Holanda ka lënë pas vonesat në shpërndarjen dhe trajnimin e pilotëve dhe stafit tokësor, Holanda njoftoi se Ukraina do të marrë avionët e parë këtë verë, sipas “The Guardian”. Në një bazë ushtarake në jug të Holandës, gjenerali Arnoud Stallmann, një komandant i forcave ajrore holandeze, tha se këtë verë, avionët luftarakë F-16 më në fund do të ngriheshin në qiell mbi Ukrainë.
“Këtë vere, gjithçka është organizuar sipas planit”, tha ai. Gjithashtu, Stallmann tha se sapo kishte përfunduar një program i kohëve të fundit për të trajnuar instruktorët e forcave ajrore ukrainase për mirëmbajtjen e avionëve. Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia janë zotuar t’i sigurojnë Ukrainës rreth 80 avionë luftarakë F-16 të prodhuara nga SHBA-ja, pajisje që forcat ajrore të Ukrainës kanë kërkuar për më shumë se një vit. Por programi për nxjerrjen e avionëve në ajër është vonuar për shkak të dorëzimeve dhe trajnimeve.
Ukraina ka pritur me muaj me radhë për përdorimin e avionëve luftarakë dhe shpreson se dorëzimi i tyre do të ndryshojë dinamikën e luftës – duke e detyruar Rusinë të adoptojë taktika më konservatore në sulmet e saj në zonat më afër kufirit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co