Holandë, anulohet një ndeshje futbolli për shkak të grevës së policisë

holande anulohet nje ndeshje futbolli per shkak te greves se policise
holande anulohet nje ndeshje futbolli per shkak te greves se policise

Një ndeshje në divizionin më të lartë të futbollit holandez Eredivisie është anuluar për shkak të një greve të planifikuar të policisë, transmeton Anadolu.

Komuna e Roterdamit ka anuluar ndeshjen midis klubeve Feyenoord dhe Ajax që duhej të zhvillohej të dielën, duke theksuar shqetësimet e sigurisë pasi greva e planifikuar e policisë nënkuptonte që evenimenti do të duhej të zhvillohej pa praninë e policisë.

Mbetet e pacaktuar koha kur do të zhvillohet ndeshja.

Ky vendim vjen pas njoftimit të sindikatave të policisë ku thuhet se asnjë oficer nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen.

Sipas transmetuesit publik NOS, sindikatat e policisë kanë kërkuar prej muajsh përmirësimin e përfitimeve të pensionit të parakohshëm. Sindikatat kanë paralajmëruar se greva e tyre do të shtrihet përtej ndeshjeve të futbollit dhe do të ndikojë në ngjarje dhe demonstrata të tjera, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →