Pavarësisht se kanë kaluar shumë ditë dhe Holanda është gati për të zbritur në fushën e lojës në fazën e 1/8-ave në duelin kundër Rumanisë, mediat nuk ia kanë falur ende trajnerit Kuman sjelljen e bërë gjatë kësaj kohe.
Sipas tyre, trajneri duhet që të dilte në një konferencë dhe të shpjegonte atë që ndodhi kundër Austrisë dhe të analizonte pikat se ku skuadra duhet të rikuperohet në të ardhmen, për të mos bërë më paraqitje të tilla skandaloze. “Telegraf” ka qenë shumë e ashpër me numrin një të “Tulipanëve”, për të cilin thotë se është ngujuar dhe izoluar duke mos dashur të përballet me të vërtetën, me kritikat dhe me zërin e të gjithë tifozëve. Gazeta e njohur holandez gjithashtu bën ironi për faktin se ai do të paraqitet përpara mediave vetëm 24 orë përpara Rumanisë dhe nuk ka shumë vend për analiza.
KRITIKAT- “Trajneri do të dalë përpara mediave një ditë përpara ndeshjes me Rumaninë, ku nuk do të ketë aspak vëmendje sfida me Austrinë. Ne nuk arritëm t’i merrnim përgjigjet e duhura për atë që ndodhi. Duhet patjetër që të dilte përpara nesh dhe të fliste hapur. Tani do të flitet vetëm për Rumaninë. Ne gazetarët do të kemi vetëm një pyetje sepse kështu është rregulli i UEFA-s dhe nuk do t’i marrim dot përgjigjet që duam. Do të ketë shumë gazetarë të tjerë nga vendet e tjera, që në fjalën e tyre nuk do të kenë asnjë pyetje për ekipin tonë.
Thjesht do ta pyesin trajnerin se cili është ushqimi i tij i preferuar, se çfarë ngjyre i pëlqen apo si e kalon kohën e lirë. Por gazetarët e tjerë nuk kanë faj. Fajtori është trajneri ynë që nuk doli të sqaronte atë që ndodhi ndaj Austrisë, ku duhet të ndërhyjë, çfarë ndryshimesh do të bëjë për të marrë më të mirën në ndeshjet e ardhshme. Por ai nuk e bëri”, shkruhet në analizën e bërë nga “Telegraf” për trajnerin Kuman.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co