Sport

Holandezët nuk kanë frikë nga besëtytnitë, në Amsterdam mendojnë festën

holandezet nuk kane frike nga besetytnite ne amsterdam mendojne festen
holandezet nuk kane frike nga besetytnite ne amsterdam mendojne festen

Ndërkohë që trajneri Kuman bashkë me stafin janë duke përgatitur ndeshjen kundër Anglisë, autoritetet në Amsterdam janë duke menduar seriozisht për ceremoninë në rast se kombëtarja e tyre fiton trofeun.

Federata Holandeze e Futbollit dhe organet përkatëse janë duke e menduar edhe skenarin më të mirë dhe më të bukur të mundshëm të këtij Europiani. Gjithçka do të festohet ditën e martë, 2 ditë pas finales së madhe. Burime nga federata holandeze bëjnë me dije se gjithçka kërkon shumë përgatitje dhe për këtë arsye duhet edhe të diskutohet.

Kombëtarja e Holandës do të ketë një ceremoni pritjeje dhe një festë madhështore vetëm në rast se do të fitojë titullin kampion, por jo nëse Holanda e mbyll në vendin e dytë. Kjo gjë nuk ndodhi as në vitin 2010 kur Holanda humbi kundër Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut. Holanda është duke pritur me padurim triumfin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts