Shqiperia

Homazhet në nder të Ismail Kadaresë, Alda Bardhyli: Sot është ditë zie për kulturën shqiptare

homazhet ne nder te ismail kadarese alda bardhyli sot eshte dite zie per kulturen shqiptare
homazhet ne nder te ismail kadarese alda bardhyli sot eshte dite zie per kulturen shqiptare

Paraditen e kësaj të mërkure pranë Teatrit të Operas dhe Baletit po zhvillohet ceremonia shtetërore në nder të Ismail Kadaresë.

E pranishme ishte dhe studiuesja Alda Bardhyli, ajo u shpreh se dita e stome është një ditë e zezë jo vetëm për kulturën shqiptare.

E pyetur nga gazetarët se si u kujton takimet e fundit me Kadarenë, Bardhyli u shpreh se ai mendonte që e kishte kryer atë që ishte, ai rishikoi dhe botoi veprën e tij dhe mendoj që ka ikur I qetë dhe pa brenga, u shpreh Bardhyli.

[embedded content]

Bardhyli:

”Sot është një ditë zie jo vetëm për kulturën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare.
Ismail Kadare ishte një nga mendjet më të rëndësishme dhe më të mprehta.
Me penën e tij i dha shumë Shqipërisë, kombit e kulturës ai shqiptare.
Ai shpërshfaqi një Shqipëri të jashtëzakonshme falë penës së tij, atë që ne sot po e jetojmë.
Mendoj që Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte, ai e botoi krijimtarinë e tij dhe rishikim e veprës së plotë dhe ka ikur pa brenga”, u shpreh Bardhyli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts