Kreu i PD Sali Berisha ka “marrë pjesë” në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Përmes nënkryetarit të PD Luçiano Boçi dhe deputetes Albana Vokshi, Berisha ka dërguar një kurorë me lule si edhe ka shprehur mesazhin e lamtumirës për Kadarenë.
N/Kryetari Boçi në “Librin e Kujtimeve” shkruan:
“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!
I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co