Bota

Homazhet për Ismail Kadarenë, Rama: Meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tij

homazhet per ismail kadarene rama meriton te prehet ne nje banese te fundit qe te jete vetem e tij



































Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në TKOB, ku po mbahen homazhet për Ismail Kadarenë, u shpreh se shkrimtari ynë i madh meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tij.

rama k

Rama u shpreh kundër varrosjes së tij në varresat e dëshmorëve apo pranë vëllezërve Frashëri.

“Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai nuk ishte dëshmor e as qe kishte dëshirën për të rënë dëshmor”, tha Rama.

Rama: Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët, sepse ai nuk ishte dëshmor e as qe kishte dëshirën për të rënë dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, sepse as nuk ja kanë borxh t’i bëjnë bëjnë vend në varret e tyre, dhe as na e kishte Ismaili borxh që t’ja ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur.

Teksa rrëfen bisedat që ka pasur me Kadarenë, kryeministri shprehet se ai i ka thënë të gjitha me penën dhe shkrimet e tij.

“Sot jam i bindur se Ismail Kadareja i tha të tëra ç’kishte për të thënë. Nuk kam asnjë dyshim se ky vend nuk do të rresht së përsëritur me vete gjithçka ai tha për të e jetoj e do të jetojë”, u shpreh kryeministri.

Rama: Kështu është kur nuk kemi në panteon për kokat e vdekura të kombit, thanë disa. E disa bën thirrje për muzeumë. Unë si pjesë e pavullnetshme të këtij zgjatimi grotesk në jetën reale të botës Kadareniane, si nëpunësi i qeverisë për mbarëvajtjen e funeralit, mendova se po të bënim një kullë prapa Skënderbeut me shumë apartamente, për të tërë të vdekurit me emër të madh do ta mbyllnim mbase përgjithnjë çështjen e vendvarrimit për kësi raste.

Pastaj u ndala i tmerruar, se jo vetëm pash mundësin për lumin e kërkesave për apartament nga ndere kombe për një mori te të vdekurve apo së gjallësh që mund të dërgonin CV me kërkesën për të vdekur e për te siguruar një apartament në atë kullë. I dashur Kadare sa do doja të të tregoja se ç’më panë sytë e ç’më tha mëndja duke u marrë me funeralin tënd.

Por se paku do të të falënderoj për këtë novelë të peshkuar e kur thoshte nuk shkruaj më e thoje “i kam thënë të tëra”. Sot jam i bindur se Ismail Kadareja i tha të tëra ç’kishte për të thënë. Nuk kam asnjë dyshim se ky vend nuk do të rresht së përsëritur me vete gjithçka ai tha për të e jetoj e do të jetojë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts