Poetja Natasha Lako ka komentuar ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë, ku u shpreh se tregoi dinjitetin që na dha shkrimtari i madh, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut.
Në emisionin Open në News24, ajo u shpreh se “kur shikon të gjithë ata njerëz bashkë, është e dhimbshme, por e bukur”.
“Kjo ceremoni tregoi dinjitetin që na dha Kadare, edhe pse i vdekur. Fjalën arkmort e kam lexuar për herë të parë nga Kadare. i gjithë populli shqiptar, çdo shqiptar, ishim bashkë një ditë, për të përcjellë një shkrimtar, që i dha popullit shqiptar, dinjitet. Kur shikon të gjithë ata njerëz bashkë, është e dhimbshme, por e bukur”, tha Lako.
Ndërsa studiuesja e letërsisë shqipe, Viola Isufaj, u shpreh se Ismail Kadare nuk e preferonte vetminë.
“Nuk më duket se Ismail Kadare nuk ka pasur dëshirë të takohej apo të rrinte me njerëzit. Personalisht nuk do të pëlqente zhvarrimi dhe në rastin e Kadaresë do të shkonte në mendje Gjenerali i ushtrisë së Vdekur”, tha Isufaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co