Horror në Itali! Një 59-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij, i preu kokën dhe më pas e hodhi nga ballkoni.
Ngjarja u regjistrua në Beneventos të Italisë.
Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë për krimin makabër. Kur mbërriti policia, gjeti trupin e pajetë të 65-vjeçarit, me plagë të shumta dhe me kokën e prerë.
Mediat italiane raportojnë se 59-vjeçari u dorëzua pa rezistencë dhe u mor në pyetje gjatë gjithë natës përpara se të transferohej në burgun e Beneventos. Sipas hetimeve nga policia, vrasja mendohet se është kryer në kulmin e një debati të fuqishëm.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co