Horror në Itali! “Ejani se kam vrarë babanë”/ 17-vjeçari njofton vetë policinë: E gjeta me thikë në dorë pranë kufomës së nënës dhe vëllait të mitur

horror ne itali ejani se kam vrare babane 17 vjecari njofton vete policine e gjeta me thike ne dore prane kufomes se nenes dhe vellait te mitur
horror ne itali ejani se kam vrare babane 17 vjecari njofton vete policine e gjeta me thike ne dore prane kufomes se nenes dhe vellait te mitur

“Ejani se kam vrarë babanë”! Ka qenë kjo thirrja në një telefonatë për policinë italiane që ka vënë në lëvizje autoritetet e vendit fqinj.

La Republicca raporton se ka qenë një 17-vjeçar, ai që raportuar krimin e rëndë në familje.

Ai ka rrëfyer se kur ka hyrë në dhomën e të vëllait vetëm 12-vjeç ka gjetur babanë me thikë në dorë, pranë kufomave të të miturit dhe nënës së tij, trupi i së cilës dergjej në dysheme.

Pas këtij momenti tragjik, 17-vjeçari mësohet të ketë vrarë babanë e tij, duke e goditur disa herë me tehun e thikës. Goditjet për të atin kanë qenë fatale për jetën. Numri i viktimave nga krimi në familje shkon në tre. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Paderno Dugnano (Milano).

17-vjeçari i dyshuar ndodhet aktualisht në duart e hetuesve për të rindërtuar skenën e krimit si dhe po jep dëshmi për rrethanat e kësaj ngjarje. Sipas informacioneve të para, viktimat kishin plagë vdekjeprurëse në trup.

Kush janë viktimat
Viktimat janë një ndërtues 51-vjeçar, Fabio C., gruaja e tij 48-vjeçare, Daniela A., e cila kishte një dyqan të brendshmesh në Cinisello Balsamo dhe djali i tij 12-vjeçar Lorenzo. Babai festoi ditëlindjen të shtunën. Pranë tyre në Paderno jetojnë prindërit e 51-vjeçarit dhe vëllai i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →