Horror rus/ I presin kokën ushtarit ukrainas dhe e vendosin mbi tank

horror rus i presin koken ushtarit ukrainas dhe e vendosin mbi tank
horror rus i presin koken ushtarit ukrainas dhe e vendosin mbi tank

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetimet, pasi ushtarët rusë kanë prerë kokën e një ushtari të Ukrainës në rajonin e Donjeckut. Një lajm i tillë është bërë me dije nga zyra e Kryeprokurorit ukrainas, Andriy Kostin.

Ushtria ukrainase ka pasur informacione se gjatë 17 qershorit, ushtarët nga një njësi ruse në qarkun e Volnovakha të rajonit të Donetskut kishin urdhëruar të mos e zënë rob lufte ushtarin ukrainas, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ata kishin dhënë urdhër që ushtarit ukrainas t’i pritet koka.

Gjatë vëzhgimit nga ajri, të bërë nga forcat ukrainase, ata kanë vërejtur një tank, që i përkiste ushtrisë së Ukrainës.

Rusët kanë vendosur në një vend të tankut, kokën e prerë të ushtarit ukrainas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →