Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Temë e diskutimit ishte edhe ndalimit të qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.
Hovenier u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt.
“Jam shumë i shqetësuar, veçanërisht për dikë që e njohim prej disa vitesh, i cili ka ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tha Hovenier para mediave.
Ai tha se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.
“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.
Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Pos kësaj 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë Dejan Jankoviç u ndaluan nga autoritetet serbe.
Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviç po mbahet ende nga Serbia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co