H*rrori në Sarandë, si gruaja m*sakroi me sëpatë bashkëshortin! Detajet nga krimi në familje, çfarë ndodhi në banesën e çiftit

hrrori ne sarande si gruaja msakroi me sepate bashkeshortin detajet nga krimi ne familje cfare ndodhi ne banesen e ciftit








































Mëngjesin e së djeshmes një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, teksa një grua ka vrarë burrin e saj.

Elvira Tahiraj vrasje

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe, ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se burri ka qenë në gjumë në momentin kur është sulmuar nga bashkëshortja, e cila sipas të dhënave ka probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se familja Tahiri ishin të vendosur në atë zonë të Sarandës, por nuk ishin nga Sarandë. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.

Policia bëri me dije se: “Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia mëngjesin e djeshëm.

VRASJA NË GJUMË

Elvira Tahiraj dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ajo që ka dalë nga dëshmitë e para për ngjarjen dhe sipas rrëfimit të saj, mes çiftit ka pasur një konflikt. Mirëpo, ekspertët kriminalist që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kuptuar se burri ka qenë në gjumë në momentin që është sulmuar me sëpatë nga gruaja, duke hedhur poshtë pretendimet e saj se ka pasur konflikt të momentit.

Në banesë ka qenë e pranishme edhe një vajzë e çiftit, e cila do të jetë edhe më e besueshmja në versionin që do të japë për konfliktet mes të atit dhe të ëmës. Policia e ka vënë në pranga gruan dhe pritet marrja e një tjetër dëshmie nga ana e grupit hetimor për të mësuar më shumë mbi gjithçka ka ndodhur mes çiftit, ndërkohë do të jenë mjekët ligjorë ata që do të hedhin dritë mbi orën kur Llazar Tahiri ka ndërruar jetë.

Përveç familjarëve, priten të merren në pyetje edhe fqinjët të familjes Tahiri, ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e krimit të rëndë.

DËSHMIA

Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfeu ditën e djeshme për mediat lokale si e ka njohur çiftin. Ai ka treguar se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

“Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dilte puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavria. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo, po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit”!

Do të jetë Prokuroria e Sarandës që do të hedh dritë mbi shkaqet që çuan në krimin e rrallë në vendin tonë, pasi janë të pakta rastet kur gratë sulmojnë bashkëshortët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →